
Isa Mustafa ka treguar se a ka qenë reciprociteti pjesë e marrëveshjes LDK-VV.
Kreu i LDK’së Isa Mustafa tha se është e vërtetë se reciprociteti ka qenë pjesë e marrëveshjes së qeverisjes së përbashkët të LDK-VV.
Por Mustafa thekson se meqenëse ka qenë kërkesa e SHBA ne jemi pajtuar me atë.
“Është e vërtetë që reciprociteti ka qenë pjesë e marrëveshjes tonë qeverisëse dhe po ashtu edhe pjesë e programit tonë qeverisës – zëvendësimi i tarifës me reciprocitetin. Por, meqenëse ka pasur kërkesë eksplicite të SHBA-ve, ne jemi pajtuar me të jo që ta flakim tëësisht dhe përgjithmonë reciprocitetin, por që ta vëmë në marrëveshje me SHBA-të dhe me Bashkimin Europian – nëse Serbia nuk do të reflektonte në prurjet e saj edhe politike edhe tregtare edhe ekonomike”, tha Mustafa.