
Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, sot në mëngjesë i ka dërguar letër presidentit Hashim Thaçi, ku i ka treguar për temat që do të diskutohen gjatë takimit të sotëm me të.
Kurti, i thotë Thaçit se do të takohet me të për tëfolur për hapat e mëtejmë të Kushtetutës, pas mocionit të mosbesimit ndaj Qeverisë.
“Dëshiroj paraprakisht t’ju bëj të qartë, se çështja e vetme për të cilën do të bisedoj sot me ju, është se kur do të jetë koha më e përshtatshme për shpërndarjen e Kuvendit, duke marrë parasysh në veçanti gjendjen emergjente të shëndetit publik me të cilën po përballet Republika e Kosovës në këtë kohë. Kjo është një çështje për të cilën jemi të detyruar për t’i mbajtur qytetarët e Republikës, burimin e sovranitetin demokratik, vazhdimisht të informuar”, shkruan ndër tjera në letrën e Kurtit për Thaçin.
Ndërsa, shkruan Kurti, për sa i përket interpretimeve “të gabuara të nenit 95.5 të Kushtetutës, këtë temë të rëndësisë dytësore apo tretësore, mund ta lëmë për ndonjë ditë tjetër”.
Kurti do të takohen me Thaçin tash në orën 10:00.
