Nis takimi i Isa Mustafës me Hashim Thaçin

10:52 | 01 Prill 2020

Pas përfundimit të takimit me Albin Kurtin, presidentit i shkon në takim edhe Isa Mustafa.

Në kabinetin e presidentit ka arritur tashmë kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa.

Takimi Thaçi-Mustafa po ndodh pas përfundimit qe presidenti kishte me kryeministrin Albin Kurti.

Isa Mustafa është i shoqëruar nga sekretari Arban Abrashi dhe shefi i deputetëve Arben Gashi.

Zyra e presidentit ka njoftuar që ftesa u janë dërguar të gjitha partive parlamentare, për konsultim për hapat e mëtejmë pasi Kuvendi i mori besimin qeverisë Kurti.

Pas këtij takimi pritet të arrijë kryetari i PDK-së, Kadri Veseli.

Komento: