Konjufca iu shkruan ndërkombëtarëve, i njofton për “reciprocitetin gradual” ndaj Serbisë

14:26 | 01 Prill 2020

Konjufca njofton ndërkombëtarët për “reciprocitetin gradual” ndaj Serbisë

Ministri i Jashtëm në detyrë i Kosovës, Glauk Konjufca, ka deklaruar se zbatimi i masës së reciprocitetit është e vetmja mënyrë që mund të çojë në normalizim të marrëdhënieve mes dy vendeve.

Konjufca thotë se nga sot me heqjen e tarifës 100 për qind, besojnë se barazia është rruga e vetme për normalizim të marrëdhënieve Kosovë – Serbi.

“Nisur nga sot, Qeveria e Kosovës ka hequr tarifën 100 përqind ndaj mallrave nga Serbia dhe Bosnja dhe e ka zëvendësuar atë me procesin e gradualshëm të reciprocitetit ndaj Serbisë. Besojmë se barazia është rruga e vetme për normalizim të marrëdhënieve tona”, ka shkruar Konjufca në Twitter.

Komento: