Thaçi jep sqarime për foton duke krasitur, tregon se a kishte lidhje me Kurtin

21:19 | 01 Prill 2020

Hashim Thaҫi ka folur në lidhje me foton ku shihet duke krasitur.

Presidenti Hashim Thaçi sonte në Pressing ka sqaruar fotografinë e krasitjes së pemëve të cilën e kishte postuar në profilin e tij në Facebook.

Thaçi thotë se ajo pamje s’ka të bëjë asgjë me Albin Kurtin apo rrëzimin e tij nga Qeveria.

‘’S’ka kurrëgjë lidhje me atë cështje. Kam qenë në fshat, duke punuar. Pastaj të tjerët e kanë inkorporuar sic kanë pasë dëshirë. Nuk duhet në kohë të ndryshme e rrethana të njëjta të kemi kritere e standarde të ndryshme.’’

Komento: