Presidenti Thaçi kërkoi nga Kurti emrin e mandatarit të ri për kryeministër, vjen reagimi i parë nga Vetëvendosje

14:47 | 02 Prill 2020

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, përmes një letre zyrtare i ka kërkuar Kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje një emër të ri për ta mandatuar si kandidat për ta formuar Qeverinë e re.

Ndaj këtij vendimi ka reaguar Vetëvendosje.

Nënkryetarja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmire Mulhaxha Kollçaku ka reaguar pas letrës që presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka nisur te shefi i LVV’së, Albin Kurti të cilit i ka kërkuar një emër të ri që do të mandatohet për kryeministër.

Kollçaku ka shkruar në Facebook se është duke u bërë grabitje e pushtetit në kundërshtim me Kushtetutën.

Ajo thotë se pastaj do të bëhet legalizim i i veprimit antikushtetues përmes ndërrimit të Kushtetutës.

Komento: