77-vjeçari nga vitia flet pasi mposhti konavirusin, ka diçka për të thënë

19:33 | 02 Prill 2020

Kosova shënoi rastin e parë me koronavirus me datën 13 mars. Rasti i parë me koronavirus në Kosovë u shënua më 13 mars.

I infektuar i parë me Covid 19-të ishte një burrë 77-vjeçar nga Stublla e Vitisë.

Ai kishte ardhur nga Italia në Kosovë.

Vitiasi tani është në gjendje shumë të mirë shëndetësore. Këtë për Klan Kosovën e ka konfirmuar nipi Nikollë Martini.

“Gjyshi është shumë mirë. Është ende në Infektiv. Po shpresojmë të lirohet së shpejti”, ka thënë Martini.

“Normal është shëruar. Por janë duke e testuar ende. Për atë po qëndron ende në infektiv për ta siguruar shërimin e tij”, ka treguar ai.

E pacienti 77 vjeçar ka falënderuar të gjithë ata që u kujdesën për të.

Komento: