
Është mësuar se a ka ndonjë të burgos’ur të prekur me koronavirus në Mitrovicë.
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se asnjë i burg’osur në Mitrovicë nuk është i prekur me koronavirus.
Ditë më parë, dy punonjës të Qendrës së Parab’urgimit në veri të Mitrovicës rezultuan pozitiv me COVID-19.
Duke marrë shkas nga këta punonjës, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHPK), ka bërë testimin e 56 të burgosur’ve dhe sipas Ministrisë së Shëndetësisë, që të gjithë kanë rezultuar negativ.
“Departamenti Shëndetësor i Burgje’ve në bashkëpunim me IKShPK dhe Shërbimin Korrektues të Kosovës do të bëjnë gjurmimin e kontakteve të të gjithë gardianëve dhe infermierit të infektuar në funksion të lokalizimit të infeksionit, parandalimit të përhapjes në bu’rg dhe në familjet e të prekurve”, thuhet në njoftimin e ministrisë.
Njoftimi i plotë i Ministrisë së Shëndetësisë, pa ndërhyrje:
Departamenti Shëndetësor i Burg’jeve pranë Ministrisë së Shëndetësisë njofton se asnjë i bu’rgosur nuk është i prekur me COVID-19.
Nga 56 teste të bëra sot nga IKShPK në Bur’gun e Mitrovicës, ku janë përfshirë të gjithë të burgosur’it në testim, rezulton se të gjithë janë negativ.
Kjo dëshmon edhe një herë se përkundër faktit se disa gardian dhe një infermier kanë qenë të infektuar me zbatim të plotë të masave mbrojtëse në punë dhe me disiplinë në këtë periudhë, është arritur që të pengohet përhapja e infeksionit tek të burg’osurit.
Departamenti Shëndetësor i Burgjeve në bashkëpunim me IKShPK dhe Shërbimin Korrektues të Kosovës do të bëjnë gjurmimin e kontakteve të të gjithë gardianëve dhe infermierit të infektuar në funksion të lokalizimit të infeksionit, parandalimit të përhapjes në burg dhe në familjet e të prekurve.