Dybala dhe Juventus afër marrëveshjes së madhe

22:27 | 02 Prill 2020

Duket se Dybala dhe Juventus janë afër marrëveshjes së madhe.

Juventus dhe Paulo Dybala duket se janë shumë afër dakordimit.

Dybala me shumë gjasë do të vazhdojë aventurën e tij me skudrën kampione të Serie A.

‘Calciomercato’ shkruan se Dybala po afrohet gjithmonë e më shumë me propozimin e Juventus për rinovimin e kontratës.

Negociatat kanë vazhduar edhe në kohën kur të gjithë janë në distancë dhe lojtari ishte i izoluar.

Juventus me gjasë janë gati që t’i paguajnë lojtarit një pagë prej 12 milionë eurove në vit, aq sa fiton edhe Matthijs de Ligt.

Komento: