Në krye të bordit të Ujësjellësit emërohet njeriu i VV-së

22:46 | 02 Prill 2020

Në krye të bordit të Ujësjellësit është emëruar njeriu i VV-së.

Qeveria në detyrë në mbledhjen e sotme ka emëruar anëtarët e bordeve të ndërmarrjeve publike.

Qeveria në detyrë sot ka bërë publik anëtarët e përkohshëm për tri Ndërmarrje Publike.

Mirëpo kryeministri në detyrë, Albin Kurti, është përkujdesur që pak para largimit të tij, të rehatoj në bordin e Kompanisë së Ujësjellësit Rajonal “Prishtina”, një bashkëpartiak të tij.

I emëruari si kryesues i bordit të drejtorëve të Kompanisë së Ujësjellësit Rajonal “Prishtina”, Mentor Hyseni, është anëtar i Lëvizjes Vetëvendosje.

Komento: