“Kështu nuk ç’kapet shteti”, Mushkolaj ‘godet’ Kurtin për punësimin e militantëve të VV-së në borde

11:34 | 03 Prill 2020

Po vazhdon emërimi i anëtarëve të rinj nëpër bore të ndryshme.

Analisti dhe njohësi i çështjeve politike, Imer Mushkolaj, ka komentuar kapjen e bordeve publike që është bërë nga Vetëvendosje, me emërimin e anëtarëve të saj në to.

Mushkolaj me anë të një postimi në Facebook ka thënë se këto emërime i takojnë modelit që sipas tij qytetarët e kanë ndëshkuar më 6 tetor.

“Kështu nuk ç’kapet shteti”, ka shkruar ai duke shtuar se të gjithë ata që u duartrokasin këtyre veprimeve veç se ia bëjnë një argat kapjes së shtetit.

Postimi i plotë:

Emërimet politike nga qeveria Kurti në bordet e ndërmarrjeve publike i takojnë modelit, të cilin qytetarët e kanë ndëshkuar më 6 tetor. Kështu nuk çkapet shteti. Ata që iu duartrokasin këtyre veprimeve veç ia bëjnë një argat kapjes së shtetit.

Komento: