
Real Madrid po shpreh interesim për mesfushorin e Napolit, Fabian Ruiz.
Lajmi është bërë i ditur nga agjenti i lojtarit, Alvaro Torres.
“Është e qartë se ka shumë klube të rëndësishme që kanë kërkuar atë, ai ka kaluar tri sezone në një nivel të lartë”, tha Torres për Canal Sur Radio, përcjell lajmi.

“Po, është e vërtetë që Real ka tregua interesim, ne i thamë Napolit, por për momentin ai duhet të përqendrohet në skuadrën e tij”.
“Në verë do të shohim. Ai është një mesfushor që do të shënojë një epokë”.