
6 raste të reja janë konfirmuar me koronavirus në vendin tonë.
Sipas të dhënave të fundit të publikuara nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike i Kosovës, nga 105 persona të testuar për koronavirus 6 prej tyre kanë rezultuar pozitiv.
Ajo që vlen të theksohet nga ky numër është se 5 nga 6 rastet e konfirmuara pozitive janë nga Peja, që të gjitha raste të kontaktit.
4 nga rastet janë nga fshati Llugagji i Pejës që kishte një të infektuar, pra raste të kontaktit, ndërsa një tjetër rast është me vendbanim në Pejë, po ashtu rast i kontaktit.
E rasti tjetër është rast i karantinuar, por nuk është bërë e ditur më tepër.
Gjithashtu, IKSHPK raporton se 6 persona janë shëruar plotësisht nga koronavirusi.
Më poshtë lexoni komunikatën e plotë të IKPSHPK-së:
GJASHTË TË SHËRUAR DHE GJASHTË RASTE ME COVID-19!
Sot më 03.04.2020 në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar 105 mostra të marra nga rastet e hospitalizuara në Klinikën Infektive dhe nga gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren. Nga mostrat e marra për testim në virusin SARS-CoV-2, gjashtë (6) prej tyre kanë rezultuar pozitive.
Sot më 03.04.2020, janë të shëruar edhe gjashtë (6) pacientë derisa numri i përgjithshshëm i të shëruarve deri me sot është gjashtëmbëdhjetë (16).
Falënderojmë Klinikën Infektive dhe stafin e profesionistëve për shërimin e pacientëve.
Rastet pozitive janë raste kontakti, katër (4) prej të cilave janë me vendbanim në Llugagji -Pejë, një (1) me vendbanim në Pejë dhe një (1) e karantinuar.
Nga data 08.02.2020 deri me 03.04.2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.605 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre, pozitive rezultojnë gjithsej 132 raste me 1 rast të vdekjes i një të moshuari 82 vjeç.
Në IKSHPK në vazhdimësi përgjatë 24 orëve janë duke u kontaktuar dhe mbikëqyrë të gjitha kontaktet e rasteve, si dhe kontaktet e kontakteve duke iu obliguar për vetëizolim dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore nëse kanë simptome. Deri më sot janë kontaktuar dhe janë nën mbikëqyrje 2.772 kontakte të rasteve.
Në nivel global, nga data 31 dhjetor 2019 deri më 3 prill 2020 sipas Ëorldometers, janë raportuar gjithsej 1.074.290 raste të COVID-19 dhe 56.989 raste të vdekjes. Numri më madh i rasteve raportohet nga SHBA (265.506), Italia (119.827), Spanjë (117.710), Gjermani (89.838), Kina (81.620), Francë (59.105), Irani (53.183), Mbretëri të Bashkuar (38.168), Zvicër (19.606), Turqi (20.921), Belgjikë (16.770), Holandë (15.723), Austria (11.489), duke vazhduar me vendet fqinje si Greqi (1.613), Serbi (1.476), Kroaci (1.079), Slloveni (934), Maqedoni e veriut (430), Shqipëri (304) dhe Mali i Zi (174).
Deri me 3 prill 2020, nga vendet e BE/AEE dhe Mbretëri të Bashkuar janë raportuar këto raste të vdekjes: Itali (14.681), Spanjë (10.935), Francë (5.387), Mbretëri të Bashkuar (3.605), Holandë (1.487), Belgjikë (1.143), Gjermani (1.230), Zvicër (591), Turqi (425), Austri (168), Danimarkë (139), Poloni (65), Greqi (59), Serbi (39), Hungari (26), Luksemburg (31), Slloveni (20), Shqipëri (17), Bullgari (14), Maqedoni e veriut (11), Kroaci (8) dhe Mali i Zi (2).
QËNDRONI NË SHTËPI, KJO UA SHPËTON JETËN!
MBANI DISTANCË SOCIALE PËR 2 METRA!
NA NDIHMONI PAK QË TË JU NDIHMOJMË SHUMË!
Ju faleminderit për mirëkuptim!.