
132 është numri i të prekurve me koronavirus në vendin tonë.
Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti, në Facebook ka publikuar një grafikon ku ka treguar moshën e personave të prekur me Covid-19 në Kosovë.
Më të prekur janë persona me mbi 70 vjeçare, derisa mosha që nuk është prekur fare është ajo nga 10-19.
“Disa karakteristika rreth moshës së pacientëve që deri tash janë trajtuar dhe po trajtohen në Klinikën Infektive për Covid-19”, ka shkruar Hoti.
Ai shkruan më tutje:
Grupmosha e të prekurve me Covid -19 që kanë pasur nevojë më shumë për tretman spitalor është ajo mbi 70 vjeç.
Ka numër të barabartë të pacientëve të grupmoshave prej 30-39 vjeçe deri në 60-69 vjeçe
Në Klinikë deri tash nuk ka pasur të hospitalizuar asnjë pacient me Covid nga grupmosha 10-19 vjeç.
Dy pacientë të spitalizuar i takojnë moshës nën 6 vjeçare.
Nga 13 mars-3 prill 2020, në këtë klinikë ka vdekur vetëm një pacient i prekur nga Covid-19, i njëjti ka pasur sëmundje të tjera shoqëruese.
Këto të dhëna janë nxjerrë nga Klinika Infektive dhe grafika është punuar duke ju falënderuar bashkëpunimit edhe me dr. Sadije Namani, infektologe.
