Trajneri gjerman, Ralf Rangnick ende nuk ka vendosur nëse do të marrë drejtimin e Milan sezonin e ardhshëm.
Kjo ka bërë që drejtuesit e Milan të kërkojnë një emër të ri për të zëvendësuar Stefano Piolin.
Corriere Dello Sport raporton sot se Ralf Rangnick ende po vazhdon të hezitojë të marrë drejtimin e Milanit, duke bërë që drejtuesit kuqezinj të humbin durimin me të, përcjell ORAinfo.
Tani Milan e kanë kthyer vëmendjen e tyre te Luciano Spalletti, i cili ka qenë i lidhur me klubin disa herë në të kaluarën.
Këtë herë, transferimi i Spalletit në San Siro mund të bëhet realitet.
Spalletti ka arritur në Ligën e Kampionëve në njëmbëdhjetë raste: në pesë sezone në Romë, katër herë me Zenit Saint Petersburg dhe dy herë me radhë me Interin.
Me fjalë të tjera, ai mund të ishte njeriu i përsosur për Milanin në sezonin e ri. /ORAinfo/