
Koronavirusi po vazhdon të marrë jetë në gjithë botën.
Pas infektimit nga koronavirusi, ka ndërruar jetë edhe një kosovar tjetër.
Bëhet fjalë për Naser Ramadanin, i cili ishte nga qyteti i Ferizajt.
Kjo u bë e ditur edhe përmes një postimi të Drito Talit, këshilltar i kryeministrit në detyrë Albin Kurti.
“Me pikëllim e morra lajmin për vdekjen e Naser Ramadanit (Baba). Komuniteti ynë në Londër, me vdekjen e “Naser Babës”, humbi njërin nga njerëzit më pozitiv, të hareshëm dhe të dashur. Ngushllime familjes dhe miqëve”, ka shkruar Tali.
