Sveçla thotë se Karantina në Mitrovicë të Veriut dhe Zveçan është vënë në koordinim të plotë me Qeverinë

16:13 | 04 Prill 2020

Komunat në Veri të Kosovës kanë hyrë në karantinë e kjo thuhet se është bërë me urdhër të Serbisë.

Por kjo është mohuar nga ushtruesi në detyre i Ministrit në detyrë të Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla.

Ai ka thënë se masa e karantinimit për komunat Mitrovicë e Veriut dhe Zveçan është vendosur në koordinim te plotë mes institucioneve qendrore (Ministrisë së Shëndetsisë) dhe autoriteteteve lokale.

“Policia e Kosovës është duke marrë gjitha masat që kjo të zbatohet në plotni”, ka thënë ai për KOHËN.

Të shtunën, Policia e Kosovës dhe Karabinierët e Italisë janë vendosur tek ura e Ibrit të Mitrovicë, duke mos lejuar qytetarët të dalin në pjesën veriore.

Sveçla ka thënë se kjo bëhet që të mbrohet shëndeti dhe jeta e qytetarëve gjithandej, pavarësisht vendbanimin apo nacionalitetin.

Komento: