Një arsyeje më shumë që të rrini në shtëpi, ky është moti për nesër

19:36 | 04 Prill 2020

Në vendin tonë po vazhdon të mbajë mot i ndryshueshëm.

Të dielën në vend do të mbajë mot i vranët dhe me intervale të shkurta me diell, bën të ditur Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

Sipas IHMK’së, vranësirat gjatë ditës vende-vende do të shoqërohen me riga lokale shiu.

Temperaturat do të shënojnë vlera pozitive në të dy vlerat ekstreme, minimalet ndërmjet 3-4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet parashihen të lëvizin ndërmjet 9-12 gradë Celsius, njofton instituti.

IHMK’ja paralajmëron se do të fryjë erë kryesisht nga juglindja, me shpejtësi 1-6m/s.

Komento: