Spalletti pritet të jetë trajneri i ri i Milanit.
Milani duket se përfundimisht do t’i ndajë rrugët me Stefano Piolin.
Rossonerët janë duke kërkuar një strateg të ri dhe duket se më në fund e kanë gjetur atë.
E përditshmja italiane Corriere dello Sport raporton se ish-trajneri i Romës dhe Interit, Luciano Spalletti është kandidati kryesor për ta marrë drejtimin e Milanit.
Muajt e fundit është raportuar se në krye të skuadrës italiane do të jetë Ralf Rangnick, mirëpo Ivan Gazidis nuk ka arritur ta finalizojë marrëveshjen me gjermanin dhe tani Spalletti është duke i prirë listës.
Spalletti ishte kandidat potencial për ta drejtuar Milanin, para se drejtimin e Rosonerëve ta merrte Stefano Pioli.
Drejtori gjeneral thuhet se është i bindur që me përfundimin e këtij sezoni, Spalletti do të ulet në bankinën e tyre.