
Koronavirusi ka bërë që të gjitha ligat në Evropë të pezullohem.
Deri më tani, plani ishte gjithnjë për të rifilluar sezonin në Serie A në fillim të majit, por tani duket se kjo nuk do të ndodh dhe po kërkohet një datë më realiste.
Corriere Dello Sport raporton sot se bazuar në indikacionet nga FIGC dhe UEFA, ideja e re është që të rifillojë sezonin në fund të majit. Si rezultat i kësaj, sezoni do të përfundonte në fillim të korrikut, përcjell ORAinfo.

Sigurisht, kjo ende varet nga rezultati i shpërthimit të Coronavirus. Data e parë do të ishte më 20 maj për raundin e 25-të, që disa klube akoma nuk duhet të luajnë. Pastaj do të vazhdonte me raundin e 27-të në fundjavën e asaj jave.
E gjithë orari përfshin dy ndeshje në javë, pasi klubet nuk mund të shmangin më lojërat e mesit të javës, nëse duan të përfundojnë sezonin në kohë. Për pasojë, lojërat Coppa Italia do të luheshin pasi sezoni të përfundonte në 2 korrik. /ORAinfo/