Inter dhe Real Madrid në ‘luftë’ për mbrojtësin e kombëtares shqiptare

11:16 | 05 Prill 2020

Pas Interit, mbrojtësi i talentuar shqiptar Marash Kumbulla ka hyrë në valët e radarit të Real Madridit.

Sipas medias pranë klubit spanjoll “El Digital Bernabeu”, gjigantët e futbollit botëror po monitorjnë 20-vjeçarin e kombëtares së Shqipërisë së bashku me qendërmbrojtësin e Fiorentinës Nikola Milenkovic.

Futbollisti serb, njësoj si Kumbulla, pëlqehet nga shumë klube të mëdha të “kontinentit të vjetër” si Manchester City dhe Barcelona.

Kumbulla, i konsideruar njëri prej talenteve më të mirë të këtij sezoni në Serie A.

Mbetet të shihet nëse Inter apo Real Madrid do ta fitojë ‘luftën’ për t’i siguruar shërbimet e Marash Kumbullas.

Komento: