Sveçla viziton shqiptarët në Veri, u kërkon t’u përmbahen masave të Qeverisë

18:45 | 05 Prill 2020

Ushtruesi i detyrës së Ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka vizituar sot shqiptarët në Veri.

Sveçla ka njoftuar se sot ka vizituar Komunën e Mitrovicës, ku është pritur nga Kryetari i Komunës, Agim Bahtiri, raporton Express.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Sveçla ka bërë me dije se bashkë me Bahtirin kanë vizituar edhe pjesën veriore të qytetit, përkatësisht Lagjen e Boshnjakëve.

Ai u ka kërkuar të gjithë qytetarëve që t’iu përmbahen masave të marra nga Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik.

“Në fund të vzitës u kërkova të gjithë qytetarët që t’iu përmbahen masave të marra nga Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, për të qëndruar të qetë në shtëpitë e tyre, sepse institucionet janë duke punuar maksimalisht që qytetarët të kenë ndihmën e nevojshme dhe të mos iu mungojë asgjë”, ka shkruar Sveçla.

Komento: