Rezultojnë negativë 53 personat e vendosur në karantinë, nesër lirohen për në shtëpi

20:02 | 05 Prill 2020

53 rastet e testuara në karantinë në Qendrën e Studentëve kanë rezultuar negativë për koronavirus.

Zëvendësministri në detyrë i Shëndetësisë, Izet Sadiku, ka bërë të ditur se gjatë së dielës janë testuar 53 persona të cilët kanë qenë në karantinë te Qendra e Studentëve.

Sipas Sadikut, që të gjithë kanë rezultuar negativ dhe gjatë ditës së hënë ata do të lirohen për në shtëpi për vetizolim prej 14 ditësh.

Theksojmë se deri më tani në Kosovë janë 145 persona të prekur me COVID-19, 23 prej të shëruar, kurse një person ka ndërruar jetë.

Njoftimi i plotë i Sadikut, pa ndërhyrje:

Testimi i radhës- Karantina COVID19

Sot janë testuar edhe 53 raste të vendosur në Karantinë për COVID19 .

Të gjitha rastet janë negative dhe të gjithë 53 veta, lirohen nesër për vetizolim 14 në shtëpi!

Ky është grupi katërt i të testuarëve në 4 ditët e fundit prej 190 të testuarëve dhe të gjithë kanë qenë negativ!

Faleminderit të gjithë stafit që janë të angazhuar në Karantinë: zyrtarët e Qendrës së Studentëve,Policia e Kosovës, zyrtarëve të MSH,ekipeve mjekësore të IKSHPK-së, ekipeve mjekësore të mjeksisë familjare dhe grupit të madhe e të pa lodhshëm të vullnetarëve të cilët po kontribojnë në mbarëvatjen e punëve në Karantinë!

#rrinshpi.

Komento: