
Sheshet e Prishtinës janë mbyllur përkohësisht për qytetarët për shkak të situatës së krijuar nga koronavirusi.
Në sheshet “Skënderbeu”, “Nënë Tereza” dhe “Zahir Pajaziti”, policia ka vendosur shirita duke pamundësuar lëvizjen.
Pjesëtarë të Policisë janë vendosur në sheshe për të ndaluar qytetarët që po kalojnë.
ORAinfo ju sjell disa pamje nga sheshet e prishtinës.
Kujtojmë që deri më tani në tërë Kosovën janë 145 persona të prekur me COVID-19, 23 të shëruar dhe tre të vdekur. /ORAinfo/







