
AC Milan nuk do të përdorë opsionin e tyre për të blerë Alexis Saelemaekers nga Anderlecht këtë verë.
Në vetëm tre paraqitjet e tij nga pankina, lojtari i Anderlecht nuk ka dhënë një ndikim të madh, dhe mediat italiane raportojnë se Milani mendon se ‘nuk duket se ka karakteristikat për të shpërthyer në Serie A’, përcjell ORAinfo.
Si rezultat, aventura e tij në Milano mund të përfundojë pas vetëm disa muajsh, pasi kuqezinjtë nuk duket se do të ushtrojnë opsionin e tyre për të blerë në fund të kredisë së tij e cila zyrtarisht skadon në qershor.

Saelemaekers do të kthehet në Anderlecht gjatë verës duke luajtur vetëm 33 minuta deri më tani nga arritja në San Siro.
Kjo do të thotë që Milan ka të ngjarë të kthehet në treg për një lojtar të anës së djathtë i cili mund të sigurojë thellësi dhe t’i jap Samu Castillejo pushim. /ORAinfo/