Vuçiq: Jam i kënaqur që shqiptarët po marrin miellin tonë

14:07 | 06 Prill 2020

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq tha se gjatë ditëve të kaluara, gjithsej 248 kamionë me mallra nga Serbia janë dërguar në Kosovë dhe shtoi se nuk ka mungesë të asnjë produkti.

“Unë jam i kënaqur që shqiptarët po marrin miellin tonë. Ne lëshojmë gjithçka që na nevojitet, ashtu siç bëjnë dhe atje nuk ka probleme të mëdha,” iu tha Vuçiq.
Ai sot ka vizituar sot Novi Pazarin duke sjellë 13 respiratorë për të përforcuar betejën e tyre me parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

Ai në pyetjet e gazetarëve për gjendjen në Kosovë ka thënë se ka dërguar 248 kamionë me ndihma, raportojnë mediat serbe.

“Ne pacientët që janë në gjendje më të rëndë i dërgojmë në Nish, Kragujevc ose Beograd. Mundohemi t’u ndihmojmë. Nga Novi Pazari për në Beograd i kemi dërguar 8 shqiptarë pa asnjë letër. Njerëz janë dhe nuk u kemi kërkuar letra, sistemi ynë shëndetësor brengoset për të gjithë”, u shpreh ai.

Komento: