
Koronavorusi po vazhdon të përhapet në Kosovë, ku deri me tani janë të prekur 145 persona, 3 prej të cilëve kanë vdekur, e 23 janë shëruar.
E qeveria e Kosvoës ka marrë masa duket reduktuar lëvizjne e qytetarëvë nga ora 17:00 deri në ora 06:00 të mëngjesit. Por as kjo mas nuk po krynë punë, përcjell ORAinfo.
Shumë qytetetarë po dalin nëpër rrugë gjatë kohës kur lejohet lëvizja.
Ndaj kësaj dukurie ka reaguar avokati i njohur kosovar, Arianit Koci.
Ai i ka bërë thirrje Qeverisë që ta ndërprejë qarkullimin prej orës 12:00. /ORAinfo/
Me poshtë e gjeni postimin e tij:
Tollovia në Prishtinë sot, me shumë individ pa maska, dorëza dhe distancë sociale -e obligoj qeverinë që të ndalohet qarkullimi prej orës 12.00.
Ndoshta edhe me i gjetë format se si të autorizohet vetëm një anëtar i familjes që ta kryej furnizimin me ushqim.
Shumica e personave që po dalin në qytet, as nuk janë të vetëdijshëm sa janë në rrezik, dhe sa i rrezikojnë të tjerët.
Thjesht, marrin vesh veç me masa shtrënguese!
Mos e bjerr Zot me u përhapë koronavirusi si është përhapë në disa shtete evropiane – sistemi shëndetësor bjen në kollaps menjëherë.
E atëherë e kemi vonë!
Prandaj, rrini n’shpi!
E qeveria duhet menjëherë t’i shtrëngojë masat, dhe dënimet të aplikohen me rigorozitet.
Njëherësh, duhet të formohet një ekip i posaçëm që do fokusohet në zbutjen dhe sanimin e pasojave fatale, që kjo gjendje po i shkakton ekonomisë.
Por, jeta mbi të gjitha!
