Vdes 90 vjeçari, shkon në 22 numri i të vdekurve nga koronavirusi në Shqipëri

15:35 | 06 Prill 2020

Një 90 vjeçar ka ndërruar jetë si pasojë e koronavirusit në vendin tonë, duke shkuar kështu në 22 numri i viktimave.

90-vjeçari vuante edhe nga disa sëmundje bashkëshoqëruese (tromboemboli pulmonare, diabet mellitus, hipertension). Pacienti ndodhej i shtruar prej 5 ditësh në spitalin infektiv në gjendje të rëndë shëndetësore.

Sipas mjekëve që e kanë trajtuar gjatë gjithë kësaj kohe, shkaku i vdekjes së 90-vjeçarit është tronboembolia pulmonare.

Ditën e sotme ministria konfirmoi 16 raste të reja duke shkuar në 377 numri i të prekurve.

Komento: