Tre policë në veri të Kosovës të prekur me koronavirus

17:47 | 06 Prill 2020

Tre pjesëtarë policorë në veri të Mitrovicës janë prekur me koronavirus

Mësohet se dy policë në Zveqan dhe një tjetër në stacionin policor në veri të Mitrovicës janë infekruar me koronavirus.

Deri më tani, në Kosovë numri i të prekurve me koronavirus ka shkuar në 145 persona, përfshirë edhe dy policë të Kosovës dhe një ushtar.

Ndërsa 23 pacientë në Kosovë janë shëruar nga covid-19 ndërsa kanë vdekur 3 persona.

Komento: