
Gjiganti anglez Liverpooli interesohet për dyshen e Moenchengladbachut.
Liverpooli po synon të transferojë në verë dyshen e Borussia Moenchengladbachut, Denis Zakaria e Marcus Thuram.

Liverpooli mendon të ofrojë 100 milionë euro për transferimin e mesfushorit zviceran dhe të sulmuesit francez. Trajneri i Liverpoolit, Juergen Klopp po shpreson të shtojë fondin e lojtarëve.
Zakaria kërkohet edhe nga Manchester Unitedi e Arsenali, ndërsa për Thuramin po interesohen edhe klube tjera.