Konfirmohen edhe pesë raste të reja me koronavirus, arrin në 170 numri i të infektuarëve

14:07 | 07 Prill 2020

IKSHPK-ja konfirmon pesë raste të reja me koronavirus, në mesin e tyre edhe i vdekuri i djeshëm.

Në një komunikatë të lëshuar të martën, IKSHPK-ja ka njoftuar edhe për pesë raste të reja me koronavirus.

Testet janë realizuar sot dhe kanë rezultuar pozitive, e njëri prej tyre tashmë ka vdekur.

Të pesë pacientët ishin pranuar dje në Klinikë.

Njëri është nga Malisheva, një nga Mitrovica, një nga Gjilani, një nga Gjakova dhe një i vdekur nga Ferizaj.

Me këtë është rritur në 170 numri i të prekurve në Kosovë nga Covid-19, ndërkohë i të vdekurve në 4.

Komento: