U nënshtrohet testimeve për koronavirus edhe stafi i Qendrës së Studentëve, patën kontakte me zyrtarin e Ministrisë

14:26 | 07 Prill 2020

Stafi i Qendrës së Studentëve u nënshtrohet testimeve për koronavirus, patën kontakte me zyrtarin e Ministrisë.

Gjatë ditës së djeshme Kosova shënoi ditën më të rëndë sa i përket ballafaqimit me pandeminë COVID-19, pasi u shënuan dy vdekje dhe 20 persona raste të reja të infektuar me koronavirus.

Në mesin e të infektuarve siç merr vesh Reporteri është edh enjë zyrtar i Ministrisë së Shëndetësisë, institucionit kryesor që po merret me menaxhimin e pandemisë.

Siç merr vesh Reporteri, personi rreth të tridhjetave udhëheqë me një departament të rëndësishëm në këtë ministri dhe gjatë këtyre ditëve si pasojë e punës së tij, ka pasur kontakte me shumë njerëz.

Reporteri merr vesh se ai ka qenë i angazhuar disa dite në mbikëqyrjen e karantinës së vendosur në Qendrën e Studentëve, ku ka pasur kontakt edhe me stafin e kësaj qendre.

Kjo ka bërë që stafi i Qendrës së Studentëve tu nënshtrohen analizave për COVID-19. Lidhur me rastin, Reporteri ka dërguar pyetje tek zëdhënësi i MSH-së, mirëpo ai nuk është përgjigjur akoma.

Kujtojmë se gjatë ditës së sotme u konfirmuan edhe 5 raste me koronavirus në Kosovë dhe një person rezultoi i vdekur. Me këto raste numri total i të infektuarve ka shkuar në 170.

Komento: