Nga kë këto komuna janë pesë rastet e reja me koronavirus në Kosovë

14:34 | 07 Prill 2020

Këto janë komunat prej nga vijnë pesë rastet e reja me koronavirus në Kosovë.

Edhe pesë raste të reja me koronavirus janë konfirmuar në Kosovë, teksa numri i përgjithshëm i të prekurve ka arritur në 170.

Nga IKSHP është bërë e ditur se rastet pozitive kishin kërkuar ndihmë në Klinikën Emergjente të QKUK-së, shkruan lajmi.

Po ashtu, bëhet e ditur se nga pesë rastet, njëri nga ta është pacienti nga Ferizaj që ndërroi jetë nga arresti kardiak e i cili më pas u konfirmua me COVID-19.

Tutje, një rast vije nga Malisheva, një nga Mitriovica, një pacient nga Gjilani të cilit po i hulumtohen kontaktet dhe një laborant nga Gjakova.

Numri total i vdekjeve nga COVID-19 në Kosovë ka shkuar në 4.

Komento: