Infektologu kosovar tregon gjendjen shëndetësore të 1 vjeçarit me koronavirus

15:37 | 07 Prill 2020
Flet Sali Ahmeti

Infektologu Salihu: 1 vjeçari me koronavirus është në gjendje të mirë.

Në mesin e të infektuarve me koronavirus në Kosovë është edhe një 1 vjeçar.

Infektologu, Sali Ahmeti, ka konfirmuar për klankosova se gjendja e fëmijës është e mirë dhe stabile.

“Gjendja e fëmijës është e mirë, në dukje nuk vërehet se është sëmurë, nuk ka nevojë për ndonjë ndihmë mjekësore, ushqehet dhe qëndron mirë. Bashkë me fëmijën është infektuar edhe nëna e tij që po qëndron bashkë me të në Infektivë”, deklaroi Ahmeti.

Kujtojmë se numri i të prekurve me koronavirus në vend ka shkuar në 170 si dhe katër viktima.

Komento: