Gjashtë persona të shëruar nga koronavirusi gjatë ditës së sotme në Kosovë

23:34 | 07 Prill 2020

Në vendin tonë janë shëruar gjashtë persona nga koronavirusi gatë ditës së sotme.

Gjashtë persona janë shëruar dhe gjithsej nëntëmbëdhjetë raste të reja me koronavirus janë regjistruar të marten në Kosovë, në tre turne testimi, duke e ngritur në 184 totalin e te infektuarve.

Kjo është bërë e ditur nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, përmes një njoftimi.

Në njoftimin e IKSHPK-së shkruan se rastet pozitive janë raste kontakti: shtatë me vendbanim në Smrekonicë-Vushtrri, tre nga Prishtina, dy nga Seniku-Malishevë dhe nga një rast nga vendbanimet në Llashkadrenovc-Malishevë, Sazli-Ferizaj, Ujmir-Klinë, Gjakovë, Gjilan, Topanicë- Kamenicë dhe Vushtrri.

IKSHPK-ja po ashtu ka bërë të ditur se të marten janë shëruar edhe gjashtë pacientë tjerë, duke bërë që numri i të shëruarve deri më sot të shkojë në 30.

“Nga data 08 shkurt deri më 07 prill 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 2.352 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre, pozitive rezultojnë gjithsej 184 me 5 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese”, shkruan në njoftim.

Komento: