
Partia Demokratike e Kosovës duket se ka filluar të bëjë fushatë në Komunën e Skenderajt.
Kësaj radhe fushatë është duke u bërë përmës shpërndarjës së ndihmave.
Sami Lushtaku, përmes një postimi në llogarinë e tij në facbook, ka treguar se janë shpërndarë 300 pako ushqimore.
Nga këto ndihma kanë përfituar fshati, Kopiliq, Turiqec, Burojë, Kllodernic.

“Sot, Dega e PDK-së në Skenderaj, ka filluar shpërndarjen e mbi 300 pakove ushqimore e higjenike përfshirë edhe dezinfektues, për familjet me gjendje më të rëndë ekonomike, si pasojë e përhapjes së virusit Covid-19. Kemi filluar me shpërndarje e pakove në fshatrat e Kopiliqit, Turiqecit, Burojës, Kllodernicës e do të vazhdojmë në gjithë territorin e komunës së Skenderajt. Në këto ditë jo të zakonshme, secili nga ne, duhet ta tregojë solidaritetin e vet, duke ndihmuar me aq sa kemi mundësi. Populli jonë është popull me shpirt solidar dhe në këto situata ndihmojnë pa hezitim. Prandaj, ju bëj thirrje të gjithë atyre që kanë mundësi, që të ndihmojnë qytetarët me gjendje jo të mirë ekonomike, në këtë kohë të pandemisë”, ka shkruar Lushtaku.

Kjo formë e shpërndajrs së ndihmave me logo të PDK-së është kritikuar nga shoqëria civile.
Agron Demi nga Instituti GAP ka shkuar se PDK po e shfrytëzon pandeminë për përfitim të votave.
“Po pra. Çka menduat ju? Me ju ndihmu belesh a?
Një rrugë e dy punë: tap vajin, tap votën.
Ma e keqe se pandemia është veç PANdemia”, ka shkruar në profilin e tij në Facebook Demi.
