Pas rasteve me koronavirus, kryetari i Ferizajit ka këtë kërkesë për MSH-në

17:09 | 11 Prill 2020

Kryetari i Ferizajt propozon të vendosen në karantinë shtatë fshatra ku është lajmëruar virusi.

Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu ka propozuar që fshatrat e kësaj komune ku ka raste pozitive me koronavirus të futen në karantinë.

Aliu ka shkruar në Facebook se i kanë propozuar Ministrisë së Shëndetësisë dhe IKSHPK-së që 7 fshatra ku ka të infektuar të izolohen.

“I propozuam Ministrisë së Shëndetësisë dhe IKShPK-së që të izolohen vendbanimet e të infektuarve, përkatësisht fshatrat Sazli, Mirash, Varosh, Lagja Topojani në fshatin Greme, Talinoc i Muhaxherëve, Neredime dhe Lloshkobare”, ka shkruar Aliu.

Komento: