
Janë konfirmuar 27 raste të reja me koronavirus në Kosovë, 20 prej tyre janë nga Prishtina.
Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka bërë të ditur se të gjitha janë raste kontakti të personit të infektuar disa ditë më herët.
Po ashtu, Ahmeti ka bërë të ditur se lagja “Mati 1” do të jetë nën masa të shtuara policore.
Në këtë kontekst, kjo lagje do të jetë e monitoruar nga Policia e Kosovës.
Po ashtu, nga nesër janë paralajmëruar edhe një sër masash, më të ashpra kundër përhapjes së COVID-19.