COVID-19 arrin në Skenderaj, konfirmohen dy rastet e para në këtë komunë

22:04 | 11 Prill 2020

Janë konfirmuar dy rastet e para me koronavirus në Skenderaj.

Lajmin e bëri të ditur Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë, përmes një postimi në Facebook.

“Rastet pozitive janë raste kontakti, njëzet prej tyre (20) raste me vendbanim në Prishtinë, tre (3) me vendbanim në Prizren, (3) rast në vendbanimet Viti, dy (2) me vendbanim në Mitrovicë të veriut, dy (2) me vendbanim në Skenderaj dhe nga një në Suharekë, Zubin Potok dhe Zveçan”, thuhet në njoftimin e tyre.

Deri tani në Kosovë janë konfirmuar 283 raste me koronavirus

Komento: