Banorët që ndodhen jashtë Prishtinës, kanë mundësi të kthehen deri nesër në ora 17.00

23:18 | 11 Prill 2020

Komuna e Prishtinës është futur në karantinë pasi sot janë konfirmuar edhe 20 raste të reja me koronavirus.

Ky numër ka çuar në 46 numrin e përgjithshëm në kryeqytet, përcjell ORAinfo.

Ndërsa ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka njoftuar se ata banorë që gjenden jashtë Prishtinë kanë mundësinë të kthehen deri nesër në ora 17:00.

Njoftim i plotë:

Të nderuar qytetarë, siç jeni njoftuar, sonte është vendosur karantinimi i Prishtinës.
Të gjithë banorët të cilët ndodhen jashtë Komunës së Prishtinës, kanë mundësinë të kthehen më së largu nesër (12 prill), deri në ora 17.00.

Ju faleminderit për mirëkuptim!

Komento: