Deri në ora 17:00 mund të kthehen banorët që ndodhen jashtë Prishtinës

09:21 | 12 Prill 2020

Prishtina nga sot (e diele) është future në karantinë.

Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia në bashkëpunim me kryetarin e Komunës Shpend Ahmetin, kanë vendosur që kryeqytetin ta shpallin zonë karantine.

Ky vendim u mor dje (11 prill, 2020), pas regjistrimit të 27 raste të reja me Covid-19 në mbarë Kosovën, prej të cilave 20 ishin në Prishtinë.

Ministri Vitia ka bërë të ditur se banorët të cilët ndodhen jashtë Komunës së Prishtinës, kanë mundësinë të kthehen më së largu sot (12 prill), deri në ora 17.00.

Komento: