Vdes një person në Fushë Kosovë

11:26 | 12 Prill 2020

Gjendet i vdekur një person në Fushë-Kosovë.

Një person është gjetur i vdekur në shtëpinë e tij në Fushë-Kosovë, bën të ditur Policia e Kosovës në raportin 24 orësh

Rasti ka ndodhur mëngjesin e së shtunës në rrugën “Epiri” në Fushë Kosovë.

“Është raportuar se në shtëpinë e tij është gjetur pa shenja jetë viktima mashkull K. Vdekjen e viktimës, e ka konstatuar mjeku”, thekson policia në raportin 24 orësh.

Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës, është dërguar në IML për obduksion.

Komento: