Infektologu Ahmeti flet për gjendjen e shtatzënës së infektuar me koronavirus

13:23 | 16 Prill 2020

Koronavirus po vazhdon të përhapet në Kosovë.

Infekologu, Salih Ahmeti, njoftoi se në mesin e pacientëve të shtrirë në Klinikën Infektive është edhe një grua shtatzënë.

“Dje e kemi marr një shtatzëne në javën e saj të 28-të, e cila është në një gjendje të rëndë në kujdesin intensiv dhe ne monitorimin e saj e bëjmë në bashkëpunim me mjekët tjerë përkatës, gjinekologun, anestezistin, neonatologun, për shkak të gjendjes së saj.

“Do të marrim veprime duke u bazuar edhe në përvoja të vendeve të tjera”.

“Gruaja shtatzënë ka ardhur tek ne e intubuar, me probleme dhe komplikime tjera respiratore, por ne do t’i ofrojmë gjithë ndihmën e mundshme që ajo të ketë shëndet të përmirësuar”.

“Praktikat edhe në botën e jashtme bëhen duke zgjedhur protokolle më të favorshme për shtatzënat. Për çdo shqetësim do të vendosë konzoliumi për gjendjen e saj. Kemi qasje direkte e indirekte nga kolegët nga fushat e përafërta”.

Komento: