
Vazhdon të jetë në gjendje të rëndë shëndetësore gruaja shtatzënë e prekur me koronavirus.
Nga Klinika Infektive me anë të një konference për media kanë dhënë detaje për pacientët me koronavirus të shtrirë në këtë klinikë.
Infektologu, Shemsedin Dreshaj, ka thënë se 52 pacientë aktualisht janë duke u trajtuar në klinikën infektive, teksa dy prej tyre janë në gjendje të rëndë.
“Sot kemi evidentuar një vdekje të radhës që është nga fshat Nerodime e Ferizajt dhe i moshës 70 vjeç dhe ky pacient ka pasur edhe sëmundje të tjera”, tha Dreshaj.
Dreshaj dha detaje edhe për gruan shtatzënë nga Gjakova që është e shtrirë në spital, për të cilën tha se është në gjendje të rëndë, teksa foshnja është në një situatë më të mirë shëndetësore.
“Gjendja e foshnjës është e mirë dhe foshnja për nga ekzaminimet është e gjallë, ndërsa gjendja e nënës është e rëndë”, ka thënë ai.