
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka kujtuar heroin e kombit, Sadik Shala, në ditëlindjen e tij.
Limaj në “Facebook”, ka shkruar se heronjtë nuk vdesin kurrë, ata kanë vetëm ditëlindje.
“Sadik Shala ishte luftëtar i orëve të para të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Sadikun, përveç që e kisha familjar (djalë të hallës), ai ishte edhe krahu im i djathtë”, ka shkruar ndër të tjera Limaj.
Postimi i plotë:
Heronjtë nuk vdesin kurrë, ata kanë vetëm ditëlindje!
Sot në ditëlindjen e heroit të kombit, Sadik Shala, kujtojmë dhe nderojmë jetën dhe veprën e tij.
Sadik Shala ishte luftëtar i orëve të para të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Sadikun, përveç që e kisha familjar (djalë të hallës), ai ishte edhe krahu im i djathtë.
Ai do të mbetët përherë në kujtesën tonë për kontributin e madh që ai dhe gjithë familja e tij dhanë për Luftën Çlirimtare.
E gjithë familja e tij mori pjesë aktive në radhët e UÇK-së, e në fund Sadiku edhe e dha jetën në mënyrë heroike në mbrojtje të popullit, për liri.
Lavdi të gjithë dëshmorëve të kombit!