
Presidenti Thaçi përfundoi trajtimin mjekësor në Klinikën Urologjike, kthehet në shtëpi.
Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, pas trajtimit mjekësor të marrë në Klinikën Urologjike të QKUK-së është liruar dhe është kthyer në shtëpinë e tij.
“Pas shqetësimeve të para, presidenti Thaçi sot në mëngjes kishte shkuar në Emergjencën e QKUK-së dhe me rekomandimin e personelit mjekësor profesional ishte drejtuar në Klinikën e Urologjisë, ku i ka bërë analizat dhe ka marrë trajtimin për dhimbjet që shkaktojnë gurët në veshkë. Presidenti i Republikës së Kosovës e falënderon gjithë personelin e Qendrës Klinike dhe Universitare të Kosovës për kujdesin e treguar”, thuhet në njoftimin e Presidencës.
Presidenti kishte pasur shqetësime nga gurët në veshkë, dhe sot kishte shkuar për një kontroll në Emergjencën e QKUK-së dhe më pas ishte shtrirë në Klinikën e Urologjisë, ku ishte trajtohet nga personeli mjekësor.
Gjendja shëndetësore e Presidentit kishte qenë stabile gjatë gjithë kohës së trajtimit.