Në Kamenicë 67 familje në vetizolim për shkakë të koronavirusit

15:52 | 20 Prill 2020

Në Kamenicë 26 të infektuar me koronavirus, 67 familje në vetizolim.

Në komunën e Kamenicës numri i të infektuarve me virusin korona, ka arritur në 26.

Shtabi emergjent komunal ka identifikuar të gjithë personat që kanë pasur kontakte me të infektuarit.

Aktualisht numri i kontakteve është 366 dhe 67 familje janë në vetizolim, të cilët monitorohen nga Policia.

Tre nga të infektuarit janë duke u trajtuar në Klinikën Infektive dhe gjendja shëndetësore e tyre është stabile ka bërë të ditur zëdhënësja e kësaj komunë Margarita Rashiti, në një përgjigje për Ekonomia Online.

Ajo më tej ka sqaruar se Ministria e Shëndetësisë ka shpallur Hodonocin e Topanicën si vatra të shpërndarjes së virusit, ndërkaq është kërkuar nga Policia për mbikëqyrje të shtuar në këto dy lokalitete.

Rashiti tha se të infektuarve me virusin koronavirus u sigurojnë barnat esenciale, termometrat e shujta ushqimore tri herë në ditë.

Gjithashtu, ajo tha se kanë psikologë që kontaktojnë herë pas here me ta, për të parë nëse gjendja e tyre emocionale është e mirë.

Komento: