Grenell i reagon sërish Kurtit: Nuk ka pasur fjalë për shkëmbim territoresh

18:39 | 20 Prill 2020

Richard Grenell i ka reaguar sërish Albin Kurtit

I dërguari i posaçëm i presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump për dialogun Kosovë-Serbi e ka mohuar sërish të jetë folur rreth shkëmbimit të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë.

Përmes një postimi në Tëitter, Grenell ka reaguar pas konferencës online të Kurtit për mediet ndërkombëtare, organizuar nga “PresseClub Concordia” me seli në Vjenë.

“Nuk ka pasur absolutisht fjalë për shkëmbim territoresh prej meje – dhe nuk është diskutuar prej askujt tjetër në praninë time. Këtë e kemi thënë shumë herë”, ka shkruar Grenell.

Analistit dhe gazetarit boshnjak, Jasmin Mujanoviq, në Tëiterr e ka përmbledhur konferencën online të Kurtit, kjo edhe ka bërë që Grenell të reagojë ndaj këtyre deklaratave.

Mujanoviq, në Tëitter shkruan se Kurti gjatë konferencës ka deklaruar se “bisedimet për shkëmbim territoresh kishin nisur gjatë mandatit të Frederica Mogherinit dhe se po udhëhiqen drejtërsëdrejti nga zyret e Vuçiqit dhe të Thaçit. Grenelli e kishte marrë këtë ide dhe ka vazhduar t’i bëjë presion bllokut të Kurtit për të lëshuar pe ndaj asaj që ai (Kurti) e ka quajtur zgjidhje e pamatur e shpejtë”, kishte shkruar ai.

Komento: