Eurodeputetët thirrje BE-së: Kosovës t’i liberalizohen vizat “sa më shpejt të jetë e mundur”

19:58 | 20 Prill 2020

Eurodeputetët u bën thirrje BE-së që Kosovës t’i liberalizohen vizat “sa më shpejt të jetë e mundur”.

Deputetët e Komitetit për Politikë të Jashtme të Parlamentit Evropian i kanë bërë thirrje BE-së që ta sigurojë liberalizimin e vizave për Kosovën sa më shpejt të jetë e mundur, shkruan në raportin me rekomandimet e këtij institucioni për zgjerimin drejt Ballkanit, i cili është miratuar me shumicë votash, të hënën.

Po ashtu ky komitet ka vlerësuar se hapja e dyerve për anëtarësimin e shteteve të Ballkanit në Bashkimin Evropian është në vetë interesin politik, të sigurisë dhe atë ekonomik të bllokut evropian.

“BE-ja duhet të sigurojë që metodologjia ne saj e zgjërimit t’i mbeshtesë reformat dhe qëndrueshmërinë e qëllimit të anëtarësimit të barabartë për shtetet kandidate”, sipas konkluzave të deputetëve të atij Komiteti, theksohet në kumtesën e Parlamentit Evropian.

Komento: