Kurti – Mustafës: Më shumë e përdor shkopin për të goditur Osmanin se sa për të ecur me të

22:41 | 20 Prill 2020

Albin Kurti ka thënë për Isa Mustafën se ai më shumë e përdor shkopin për të goditur Osmanin se sa për të ecur me të.

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka fyer rëndë kreun e LDK-së, Isa Mustafa.

Ndërsa ju ka referuar shkopit që e mban për shkak të gjendjes jo të mirë shëndetësore, Kurti ka thënë se Mustafa më shumë e përdor shkopin për ta goditur Osmanin se për t/ ecur me të.

“Nëse do të kishte ndryshim në udhëheqjen e LDK-së qoftë për nga kursi, qoftë për nga personaliteti do të ishte e mundshme një gjë e tillë, mirëpo siç është tani nuk mund të them se mund të ketë bashkëpunim nëse mbështetet presidenti për shpallje te jashtëzakonshme, nëse hyhet në shtegun e tij të shkëmbimit territorial dhe nëse kryetari i LDK-së e përdor shkopin e tij më shumë për të goditur zonjën Osmani se sa për të ecur më të, atehere natyrisht ne nuk mund te kemi bashkëpunim”, ka thënë Kurti.

Ndërsa tani e fyen pas prishjes së koalicionit qeverisës, para arritjes së marrëveshjes e quante profesor.

Komento: